Ambasadorët e BE-së do të mbajnë një takim urgjent më vonë të dielën pasi presidenti amerikan, Donald Trump ka kërcënuar të vendosë tarifa për aleatët që janë kundër kërkesës së tij për marrjen e Grenlandës.
Trumpi ka thënë se planifikon të rrisë taksat e importit për mallrat nga Danimarka, Norvegjia, Suedia, Franca, Gjermania, Mbretëria e Bashkuar, Holanda dhe Finlanda.
Një tarifë prej 10% do të zbatohet nga 1 shkurti dhe më vonë mund të rritet në 25%, ka thënë presidenti amerikan.
Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, ka thënë se kërcënimi i Trumpit është "krejtësisht i gabuar", ndërsa presidenti francez, Emmanuel Macron, e ka quajtur atë "të papranueshëm".
Trumpi këmbëngul se SHBA-ja duhet ta zotërojë Grenlandën për sigurinë e SHBA-së dhe nuk e ka përjashtuar marrjen e saj me forcë.
-
Kallas paralajmëron SHBA-në: Tarifat do t’i shërbejnë Kinës dhe Rusisë
-
Sanchez: Pushtimi i Grenlandës nga SHBA-ja do ta lumturonte Putinin
-
Kërcënimi i Trumpit me tarifa për Grenlandën konsiderohet i papranueshëm për Evropën
-
Trumpi godet tetë shtete aleate me tarifa për shkak të Grenlandës
-
Trumpi rrit tarifat për automjetet nga BE-ja