Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Macroni e kundërshton kërkesën e kryeministrit Attal për dorëheqje

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka refuzuar të hënën dorëheqjen e kryeministrit të vendit, Gabriel Attal, duke i kërkuar të qëndrojë në këtë pozitë përkohësisht, pas rezultateve kaotike të zgjedhjeve, raportoi “Washington Post”.

Attali ka thënë se do të qëndrojë në detyrë nëse është e nevojshme, mirëpo ofroi dorëheqjen e tij të hënën në mëngjes. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Macroni, i cili e emëroi atë vetëm shtatë muaj më parë, i kërkoi të qëndrojë në krye të ekzekutivit “për të siguruar stabilitetin e vendit”.

Aleatët kryesorë politikë të Macronit iu bashkuan takimit me Attalin në pallatin presidencial. 

Attali të dielën e bëri të qartë se nuk pajtohet me vendimin e Macronit për të thirrur zgjedhje të papritura. Rezultatet e dy rundeve të votimit nuk lanë asnjë rrugë të qartë për të formuar një qeveri as për koalicionin e majtë që doli i pari, as për liberalen e Macronit, por as për të djathtën ekstreme. 

Rezultatet e votimit të së dielës ngritën rrezikun e paralizës për ekonominë e dytë më të madhe të Bashkimit Evropian.