Presidenti i Francës Emanuel Macron ka zhvilluar një vizitë në Bejrutin të premten. Kjo vizitë vije pas emërimit të presidentit të ri të Libanit Joseph Aoun, i cili konsiderohet i afërt me Perëndimin. Emërimi i tij është parë si lëvizje e madhe për stabilitetin politik të Libanit pasi vendi nuk kishte president për dy vjet, ka raportuar agjencia e lajmeve Associated Press.
Macron atje do të takohet me presidentin e ri si dhe zyrtarët e tjerë.
Presidenti i ri ka propozuar për kryeministër diplomatin me provojë të gjatë dhe juristin Nawaf Salam, i cili aktualisht shërben si president i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, pozitë që e mban nga fillimi i vitit të kaluar.
Propozimi i tij për pozitën e kryeministrit ka rritur shpresën te populli libanez sepse pritet që ai të tërheq fonde nga Perëndimi dhe kombet arabe të pasura me naftë, për të ndihmuar në procesin e rindërtimit. Mijëra libanezë kanë humbur kursimet e tyre pasi sektori bankar u shemb si rezultat i krizës ekonomike.
Nuk është e qartë nëse Macron do të takohet edhe me Salamin.