Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, do të takohet të enjten me presidentin libanez, Joseph Aoun, ka bërë të ditur për radion e ushtrisë izraelite, anëtarja e sigurisë së kabinetit, Galia Gamliel.
Kjo vjen pasi presidenti amerikan, Donald Trump, ka shkruar në Truth Social të mërkurën vonë se udhëheqësit izraelitë dhe libanezë do të takohen "nesër".
Të enjten, një zyrtar në zyrën presidenciale të Libanit i ka thënë BBC-së se nuk ishin në dijeni të kontaktit të ardhshëm me Izraelin.
Të martën në Washington janë zhvilluar bisedimet mes Izraelit dhe Libanit, me ndërmjetësimin e sekretarit amerikan të Shtetit, Marco Rubio.
Pas bisedimeve ambasadori izraelit në SHBA, Yechiel Leiter, u ka thënë gazetarëve se të tre vendet zbuluan sot se janë në të njëjtën anë të ekuacionit dhe se kjo është gjëja pozitive që mund të kishim arritur.
Presidenti i Libanit refuzon të flasë me Netanyahun, hedh poshtë fjalën e Trumpit
Presidenti i Libanit, Joseph Aoun, ka refuzuar të flasë me kryeministrin e Izraelit Benjamin Netanyahu, i ka thënë CNN-it një zyrtar libanez, pasi presidenti amerikan njoftoi se dy liderët do të zhvillonin bisedime historike.
“I thamë Amerikës se nuk jemi të gatshëm ta marrim atë hap”, ka thënë zyrtari.
Zyrtarët në Liban i kanë thënë Izraelit dhe SHBA-së se nuk do të kërkonin negociata deri kur një armëpushim mes Izraelit dhe Hezbollahut të arrihej. Kabineti izraelit i Sigurisë të mërkurën u mblodh për të diskutuar për një marrëveshje të mundshme.
Mëngjesin e së enjtes zyrtarët izraelitë thanë se Netanyahu dhe Aoun do të diskutonin mes vete – pasi Izraeli dhe Libani mbajtën diskutimet e para direkte në më shumë se katër dekada.
E, presidenti Donald Trump pati thënë se liderët e Libanit e Izraelit do të flisnin, por pa dhënë detaje për formën e komunikimit mes tyre.
-
Presidenti i Libanit refuzon të flasë me Netanyahun, hedh poshtë fjalën e Trumpit
-
Trumpi thotë se Izraeli e Hezbollahu janë pajtuar t’i ndalin luftimet
-
Netanyahu e Trumpi flasin për një marrëveshje të mundshme me Iranin
-
Trumpi fton për të katërtën herë Netanyahun në Shtëpinë e Bardhë
-
Netanyahu thotë se ushtarët izraelitë kanë liri të plotë veprimi në Liban