Paris, 27 mars – Presidenti francez, Emmanuel Macron dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel ritheksuan dje para homologut të tyre Xi Jinping një partneritet më të ekuilibruar mes Kinës dhe Europës.
Gjatë një mini-samiti të pazakontë në Elize, krerët e dy fuqive kryesore europiane, të shoqëruar nga presidenti i Komisionit Europian, Jean Claude Juncker, u përpoqën të mishërojnë një front të bashkaur europian përballë ambicieve ekonomike dhe strategjike të Kinës.
Presidenti francez, Emmanuel Macron, që kishte ndërmarrë iniciativën e këtij takimi, nxiti Kinën që të “respektojë Bashkimin Europian”, ndërkohë që Pekini dyshohet se po përpiqet të përçaje vendet europiane nëpërmjet politikës së tij të investimeve/AFP.
-
Macron mbledh në Paris krerët e BE-së, Kinës dhe Gjermanisë, kërkon fuqizimin e multilateralizmit
-
SHBA-ja dhe Kina zhvillojnë takim në Paris para samitit Trump-Xi
-
Kancelari gjerman arrin në Pekin për vizitën e tij të parë në Kinë
-
Macroni kërkon ndihmën e Xi-së për të arritur paqen në Ukrainë
-
Xi kritikon veprimet tregtare të bllokut evropian në samitin BE-Kinë