Presidenti francez, Emmanuel Macron i ka pranuar të marten rivalitetet historike midis Bashkimit Evropian dhe Kinës, teksa u ka bërë thirrje dyjave që ta fuqizojnë multilateralizmin.
“Do të donim të arrihej përparim drejt ripërtëritjes së multilateralizmit. Kemi dallime, është e qartë se në histori, fuqia nuk shkon pa rivalitet dhe të gjithë jemi të vetëdijshëm për këtë gjë”, ka thënë Macron pas takimit me presidentin kinez, Xi Jinping, kancelaren gjermane, Angela Merkel dhe presidentin e Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker.
“Por, ne e respektojmë Kinën dhe jemi të vendosur për dialog dhe kompromis”, ka thënë ai.
Artikuj të ngjashëm
-
Macroni do të kërkojë nga presidenti kinez t’i bëjë presion Rusisë për t’i dhënë fund luftës
-
Macron: Parisi dhe Pekini duhet të kërkojnë së bashku përgjigjet për sfidat globale
-
Macron: Mbështetem te Kina për ta sjellë në vete Rusinë
-
Macron e Von der Leyen arrijnë në Kinë
-
Xi: Kina dhe Franca duhet të respektojnë interesat e njëra-tjetrës