Udhëheqësi autoritar i Bjellorusisë i ka thënë BBC-së se është "absolutisht e mundur" se forcat e tij kanë ndihmuar emigrantët të kalojnë në Poloni, por ka mohon që ata të jenë ftuar.
Mijëra emigrantë, kryesisht nga Lindja e Mesme, janë përpjekur të hyjnë në BE nëpërmjet Bjellorusisë prej muajsh.
Në një intervistë ekskluzive, Alexander Lukashenko ka thënë: "Ne jemi sllavë. Ne kemi zemra. Trupat tona e dinë se emigrantët po shkojnë në Gjermani."
"Ndoshta dikush i ka ndihmuar. Unë as nuk do ta shqyrtoj këtë," ka shtuar ai.
BE-ja, NATO dhe SHBA kanë akuzuar liderin e Bjellorusisë për joshjen e emigrantëve në kufi me premtimin e rremë për hyrje të lehtë në BE. Mirëpo ai e ka mohuar këtë.
"Unë u thashë atyre (BE-së) se nuk do t'i mbaj emigrantët në kufi, dhe nëse vazhdojnë të vijnë tani e tutje, unë ende nuk do t'i ndaloj, sepse ata nuk po vijnë tek unë”, ka thënë Lukashenko.
Edhe
Qeveria polake: Rreth 7 mijë migrantë ndodhen në Bjellorusi
"Por unë nuk i ftova këtu. Dhe të jem i sinqertë, nuk dua që ata të kalojnë nëpër Bjellorusi”, ka shtuar ai.
Lukashenko ka qenë në pushtet që nga viti 1994, por rizgjedhja e tij si president vitin e kaluar u diskreditua gjerësisht nga Perëndimi dhe nuk u njoh nga BE-ja.