Shteti i Polonisë ka deklaruar se nuk e njeh Alexander Lukashenkon si president të Bjellorusisë, teksa udhëheqësi autoritar ka akuzuar shtetin fqinj se ka ndërhyrë në territorin bjellorus.
Ministria e Punëve të Jashtme në Poloni, ka thënë se shteti është duke menduar për një korridor ajror me qëllim që refugjatët të transportohen në Gjermani. Përplasjet mes dy shteteve kanë vazhduar edhe të shtunën, ndërkaq gjatë kësaj jave forcat polake në kufi përdorën topa uji dhe gaz lotsjellës për të pamundësuar hyrjen e refugjatëve në Poloni. Perëndimi ka akuzuar Lukashenkon se po përdorë refugjatët për të destabilizuar Bashkimin Evropian.
Presidenti i Bjellorusisë në një intervistë për BBC-në, ka akuzuar Poloninë për shkelje të territorit bjellorus gjatë përplasjeve me refugjatët. Lukashenko ka thënë se është e ndaluar drejtimi i armës drejt territorit fqinj. Ka akuzuar se topat e ujit ishin të helmuar.
Më shumë se 2 mijë refugjatë janë bllokuar në zonën neutrale midis dy shteteve në lindje të BE-së.
- Fronti i brendshëm i debaklit kufitar të Polonisë
-
Lukashenko: Ne mund t’i kemi ndihmuar emigrantët të kalojnë në Poloni
-
Refugjatët në kufi mes Bjellorusisë dhe Polonisë duan kthimin në Irak
-
Putin paralajmëron Bjellorusinë për kërcënimin që i bëri BE-së për gazin
-
BE-ja përgatitet për të shtuar sanksionet kundër Bjellorusisë