Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

BE-ja akuzon Lukashenkon për abuzim me migrantët

Komisioni Evropian ka akuzuar liderin autoritar të Bjellorusisë për joshjen e migrantëve me premtimin e rremë për hyrje të lehtë në BE, si pjesë e një “qasjeje çnjerëzore, të stilit gangster”.

Të paktën 2000 migrantë janë tani në kufirin e Bjellorusisë me Poloninë.

“Pas arritjes ata po shtyten drejt kufirit dhe po detyrohen të futen ilegalisht në Bashkimin Evropian”, ka thënë zëdhënësi i Komisionit, Peter Stano.

Udhëheqësi bjellorus Aleksandër Lukashenko ka mohuar orkestrimin e këtij problemi, raporton BBC. 

Anëtarët e BE-së dhe NATO-s, Polonia, Lituania dhe Letonia janë ballafaquar me numër në rritje të njerëzve që përpiqen të futen ilegalisht nga Bjellorusia gjatë muajve të fundit. Shumë janë djem të rinj, por ka edhe gra e fëmijë, shumica nga Lindja e Mesme dhe Azia.

Në Polonia ka pasur më së shumti të ardhur, veçanërisht përreth kufirit në Kuznica.

Migrantët kanë përshkruar se si autoritetet bjelloruse u kanë marrë telefonat dhe i kanë shtyrë drejt murit të kufirit. Temeperaturat gjatë natës në pika kufiotare kanë rënë nën zero dhe dhjetëra njerëz kanë vdekur në javët e fundit.

Artikuj të ngjashëm