Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Kancelari austriak i kërkon BE-së të mos dorëzohet para Lukashenkos

Kancelari i Austrisë i ka bërë thirrje Bashkimit Evropian të mos lejojë të shantazhohet nga diktatori bjellorus, Aleksandër Lukashenko.

Duke folur për raportet me Bjellorusinë pas fluksit të refugjatëve që po presin në kufi me Poloninë, Aleksandër Schallenberg ka thënë se shtetet anëtare duhet të reagojnë bashkërisht kundrejt sulmeve hibride të Lukashenkos ndaj BE-së.

Brukseli zyrtar e ka akuzuar Qeverinë e Lukashenkos për orkestrimin e valës së emigrantëve në krahun lindor të bllokut me qëllim që të hakmerret ndaj BE-së për sanksionet ndaj autoriteteve bjelloruse.

Minsku i ka hedhur poshtë akuzat, por Polonia mendon se Bjellorusia po ndihmohet edhe nga presidenti rus, Vladimir Putin, për të shkaktuar destabilitet politik në Bashkimin Evropian. /Ap

Artikuj të ngjashëm