Rajoni i Luhanskut në lindje të Ukrainës po planifikon së shpejti ta mbajë një referendum për t’iu bashkuar Rusisë, kanë njoftuar mediume lokale të Luhanksut, duke e cituar liderin lokal Leonid Pasechnik.
“Mendoj se në një të ardhme të afërt do të mbajmë referendum në territorin e republikës. Njerëzit do të ushtrojnë të drejtën e tyre kushtetuese dhe do ta shprehin mendimin për t’iu bashkuar Federatës së Rusisë”, ka thënë Pasechnik, raporton “The Guardian”.
Rusia në shkurt njohu pavarësinë e dy rajoneve separatiste në lindje të Ukrainës, Luhanskut dhe Donetzkut.
Pasi njohu si shtete të pavarura Luhanskun e Donetzkun, presidenti i Rusisë, Vladimir Putin parajmëroi një operacion paqeruajtës në ato pjesë. Më 24 shkurt Rusia nisi pushtimin e Ukrainës.
-
Luhansku po përgatitet për “referendumin për t’iu bashkuar Rusisë”
-
Rajonet e Ukrainës të kontrolluara nga Moska votojnë nëse duan t'i bashkohen Rusisë
-
Macroni i quan qesharake referendumet e rajoneve të okupuara të Ukrainës nga Rusia
-
Rusët në Donbas e Luhansk frikësohen nga Ukraina, kërkojnë referendum të shpejtë
-
Kremlini planifikon t’i mbajë referendumet në rajonin e Donbasit deri në gusht