Separatistët e Donbasit të frikësuar nga kundërofensiva ukrainase, kanë insistuar që sa më parë të mbahet referendumi për shkëputje nga Ukraina për t’iu bashkuar Rusisë.
Siç raportoi BBC-ja të martën, me kalimin eventual të referendumit, do t’i jepte Kremlinit një arsye shtesë për mobilizim të përgjithshëm dhe nisje të një raundi të ri luftimesh. Kreu i vetëshpallur i Luhanskut, Serhii Gaidai, tha se referendumet duhet të mbahen në mënyrë që territoret “të njihen nga komuniteti ndërkombëtar”.
Po ashtu kreu i vetëshpallur i Donbas, Denys Pushylin, tha se duhet të nisin përgatitjet për referendum, pasi sipas tij, ofensivat ukrainase mund t’ua ndalojnë këtë.
“Kam një propozim për t’i bashkuar forcat për të zhvilluar një algoritëm veprimesh që do të na lejojë të fillojmë përgatitjen për referendumin. Duhet t’i nisim disa veprime dhe të sinkronizohen”, tha ai.
Data e referendumeve ende nuk është caktuar, derisa zyrtari i Luhanskut, Oleksiy Karyakin, deklaroi se mund të mbahet në vjeshtë dhe qëllimi i referendumit është “fshirja e kufirit inekzistent mes shteteve tona”
Më 5 shtator, autoritetet okupuese ruse në qytetin jugor të Ukrainës, Kherson, e kanë shtyrë referendumin për t’iu bashkuar Rusisë, për shkaqe sigurie.
Edhe
Ushtarët rusë u shkojnë derë më derë ukrainasve për të votuar për referendumet
“Kjo çështje është pauzuar për shkaqe sigurie”, ka thënë Kirill Stremousov, zëvendëskryetar i administratës ruse të vendosur në Kherson.
Ushtria e Ukrainës ka nisur kundërofenzivë në jug, ku Rusia planifikon referendume në Kherson e Zaporizhzhia.
-
Rajonet e Ukrainës të kontrolluara nga Moska votojnë nëse duan t'i bashkohen Rusisë
-
Ukraina akuzon Rusinë se me forcë po i detyron banorët të votojnë në referendum
-
Luhansku po përgatitet për “referendumin për t’iu bashkuar Rusisë”
-
Macroni i quan qesharake referendumet e rajoneve të okupuara të Ukrainës nga Rusia