Ukrainasit kanë raportuar se ushtarë të armatosur po shkojnë derë më derë në pjesët e pushtuara të vendit për të mbledhur vota për "referendume" të vetëquajtura, për bashkimin me Rusinë.
“Duhet të përgjigjeni verbalisht, dhe ushtari e shënon përgjigjen në fletë dhe e mban atë”, tha një grua në Enerhodar për BBC-në.
Në Khersonin jugor, gardistët rusë qëndruan me një kuti votimi në mes të qytetit për të mbledhur votat e njerëzve.
Media shtetërore ruse thotë se votimi derë më derë është për "siguri".
"Votimi personalisht do të zhvillohet ekskluzivisht më 27 shtator. Në ditët e tjera votimi do të organizohet në komunitete dhe në mënyrë derë më derë”, raportoi TASS.
Edhe
Rajonet e Ukrainës të kontrolluara nga Moska votojnë nëse duan t'i bashkohen Rusisë
Një grua në Melitopol tha për BBC-në se dy "bashkëpunëtorë" vendas mbërritën me dy ushtarë rusë në banesën e prindërve të saj, për t'u dhënë atyre një fletë votimi për ta nënshkruar.
"Babai im tha 'jo' bashkimit me Rusinë. Mamaja ime qëndroi afër dhe pyeti se çfarë do të ndodhte nëse thoshin ‘jo’. Ata thanë: ‘Asgjë’. Mamaja tani është e shqetësuar se rusët do t'i persekutojn”, u shpreh gruaja.
Ajo tha gjithashtu se kishte një fletë votimi për të gjithë familjen, dhe jo për person.
Megjithëse provat janë anekdotike, prania e njerëzve të armatosur që kryejnë votimin bie ndesh me këmbënguljen e Moskës se ky është një proces i lirë ose i drejtë.
Ekspertët thonë se referendumet e vetëquajtura, që do të zhvillohen për pesë ditë, do t'i lejojnë Rusisë të pretendojë - në mënyrë të paligjshme katër rajone të okupuara ose pjesërisht të okupuara të Ukrainës si të tyret.
Me fjalë të tjera, sipas tyre ky është një votim i rremë për aneksimin, shtatë muaj pas nisjes së luftës në Ukrainë.
Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, i përshkroi referendumet si "një mashtrim", duke thënë se ato ishin një "pretekst i rremë" i Rusisë për të tentuar të aneksojë pjesë të Ukrainës me forcë në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar.
Edhe
Ukraina akuzon Rusinë se me forcë po i detyron banorët të votojnë në referendum
“Shtetet e Bashkuara kurrë nuk do ta njohin territorin ukrainas si diçka tjetër përveçse pjesë e Ukrainës”, tha ai.
Sekretari i Jashtëm britanik, James Cleverly, tha se Mbretëria e Bashkuar kishte prova se zyrtarët rusë kishin vendosur tashmë objektiva për "pjesëmarrjen e shpikur të votuesve dhe normat e miratimit për këto referendume të rreme".