Rusia ka mbajtur zgjedhjet lokale në katër rajonet ukrainase të cilat Moska i ka aneksuar ilegalisht gjatë vitit të kaluar. Votimet janë mbajtur në Donetsk, Kherson, Luhansk dhe Zaporizhzhia. Votuesit kanë vendosur për guvernatorët, legjislaturat rajonale dhe këshillat e qyteteve.
Zgjedhjet në zonat e pushtuara nga Rusia i ka kundërshtuar Ukraina dhe Perëndimi, të cilat kanë thënë se janë shkelje e ligjeve ndërkombëtare. Në rajonet e pushtuara të Ukrainës, qendrat e votimit janë hapur të dielën dhe votimi ka zgjatur për tre ditë. Mediat ndërkombëtare kanë raportuar se votimi në rajonet e pushtuara ukrainase është mbajtur nën tytat e ushtarëve rusë.
Në këto rajone kandidatët i ka vendosur Rusia dhe nuk është bërë fare fushatë për dhe kundër luftës në Ukrainë. Analistët kanë thënë se të gjithë ata që kanë folur për luftën mund të dënohen me burgim.
Opozita në Rusi i ka cilësuar zgjedhje të dyshimta pasi u lejua votimi online. Sipas opozitës, me këtë formë të votimit zgjedhjet shumë lehtë mund të manipulohen nga pushteti.
-
Rusia mban zgjedhjet presidenciale në rajonet që ia pushtoi Ukrainës
-
Jeta e ukrainasve në zonat e pushtuara nga Rusia
-
Zgjedhjet presidenciale ruse, Ukraina: Do t’i shpallim të pavlefshme në zonat e okupuara
-
Rusia mban zgjedhje lokale në zonat që ka okupuar në Ukrainë
-
Rusia pretendon se është gati t’i aneksojë dy rajone ukrainase