Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Rusia pretendon se është gati t’i aneksojë dy rajone ukrainase

Trupat ruse po luftojnë për t'i marrë tërësisht nën kontroll Donetskun dhe Luhanskun, dy nga katër rajonet që Kremlini i aneksoi jashtëligjshëm nëpërmjet referendumit.

Siç raportoi TheGuardian të martën, mbi 50 për qind e territorit të Donetskut është pushtuar, deklaroi administratori i vetëshpallur rus në këtë regjion, Denis Pushilin.

“Pak mbi 50 për qind të territorit të Republikës Popullore të Donetskut është çliruar deklaroi”, Pushilin.

Rusia i ka dëmtuar disa termocentrale në Ukrainë, duke u pamundësuar furnizimi i banorëve me energji elektrike.