Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se situata është e vështirë në katër zonat e Ukrainës lindore, Donetsk, Luhansk, Zaporizhzhia dhe Kherson, që u aneksuan nëpërmjet referendumit të jashtëligjshëm.
Ai tha të martën në Ditën e Shërbimeve të Sigurisë, se gjendja është shumë e vështirë në këto rajone ku ende po luftohet mes trupave ruse dhe atyre vendase, ukrainase, raportoi TheGuardian.
Putini i urdhëroi Shërbimet Federale të Sigurisë (FSB) të rrisin mbikëqyrjen e shoqërisë ruse dhe kufijve të vendit për të luftuar “shfaqjen e kërcënimeve të reja”.
Aneksimi i paligjshëm i Rusisë në katër territore përbën 15 për qind të tërë territorit ukrainas. Kjo shënoi marrjen më të madhe me forcë të një territori në Evropë, që nga Lufta e Dytë Botërore. Kievi zyrtar dhe vendet perëndimore e dënuan si të paligjshëm, derisa premtuan shtim të ndihmës ushtarake për Ukrainën.
Bjellorusia i premtoi përkrahje Rusisë të martën, në vizitën e Putinit në Minsk.
-
Putini pranon se po përballen me situata "jashtëzakonisht të komplikuara" në territoret e okupuara të Ukrainës
-
Rusia pretendon se është gati t’i aneksojë dy rajone ukrainase
-
Nën rritje të presionit, Putini shton sigurinë
-
Rusia shpall gjendje lufte në katër rajonet e pushtuara nga Ukraina
-
Rajonet ukrainase të aneksuara shfaqen në parashikimin e motit në televizionin rus