Njerëzve që jetojnë në zonat e okupuara nga Rusia në Ukrainë po u kërkohet të votojnë në ato që autoritetet po i përshkruajnë si zgjedhje lokale.
Ministria e Jashtme e Ukrainës e ka quajtur votimin “mashtrim”, duke thënë se nuk do të ketë ligjshmëri.
Kandidatët janë ose rusë ose pro-rusë, dhe përfshijnë të zgjedhur drejtpërdrejt nga Moska, raportoi BBC.
Shumicës prej atyre që po marrin pjesë në votimet e parakohshme u është kërkuar të hedhin votën në prezencën e ushtarëve të armatosur rusë.
Zyrtarët ukrainas u kanë thënë njerëzve që të mos marrin pjesë. Ata kanë thënë se çdo ukrainas që përfshihet në organizimin e zgjedhjeve mund të pres që të ndëshkohet në të ardhmen.
Artikuj të ngjashëm
-
Zgjedhjet presidenciale ruse, Ukraina: Do t’i shpallim të pavlefshme në zonat e okupuara
-
Rusia mban zgjedhjet e kurdisura në territoret ukrainase
-
Rajonet e Ukrainës të kontrolluara nga Moska votojnë nëse duan t'i bashkohen Rusisë
-
Ukraina akuzon Rusinë se me forcë po i detyron banorët të votojnë në referendum
-
Zelensky: Zgjedhjet në kohë lufte do ta shkatërronin Ukrainën