Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Macroni i quan qesharake referendumet e rajoneve të okupuara të Ukrainës nga Rusia

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka thënë se nuk do të njihen nga komuniteti ndërkombëtar referendumet e propozuara nga rajonet e okupuara të Ukrainës nga Rusia për t’iu bashkuar Rusisë.

Macron në New York ka thënë se po të mos ishte tragjike, do të qeshte me këto propozime, raporton agjencia AP.

Rajonet e kontrolluara nga Rusia në lindje dhe jug të Ukrainës të martën kanë njoftuar planin për të nisur votimin këtë javë.

Referendumet pritet të nisin të premten në Luhansk, Kherson dhe në Zaporizhzhian që kontrollohet pjesërisht nga Rusia si dhe në rajonin e Donetskut.

Një aleat i ngushtë i presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, ka thënë se duhen votimet pasi që Moska është duke humbur territor, ndërsa po rritet presioni ndaj Kremlinit.