Autoritetet e Kremlinit planifikojnë të mbajnë referendume në rajonin e Donbasit deri në gusht, ka raportuar gazeta ruse, Kommersant, përcjell SkyNews të martën.
Gazeta ka raportuar me burime se përgatitjet teknike janë duke u zhvilluar për referendumet e mundshme në dy rajonet separatiste në lindje të Ukrainës Luhanskut dhe Donetskut, që përbëjnë rajonin e Donbasit, për bashkim me Rusinë.
Muajin e kaluar, administrata ushtarako-civile e imponuar nga Moska në rajonin Kherson, qytet që ndodhet në veriperëndim të gadishullit të Krimesë, i aneksuar nga Rusia më 2014, gjithashtu pretendoi se kishte filluar përgatitjet për referendum për bashkimin me Rusinë, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve TASS.
-
Rusia po planifikon referendume në Ukrainën lindore
-
Rajonet e Ukrainës të kontrolluara nga Moska votojnë nëse duan t'i bashkohen Rusisë
-
Ukraina akuzon Rusinë se me forcë po i detyron banorët të votojnë në referendum
-
Luhansku po përgatitet për “referendumin për t’iu bashkuar Rusisë”
-
Rusët në Donbas e Luhansk frikësohen nga Ukraina, kërkojnë referendum të shpejtë