Kompania ajrore gjermane Lufthansa ka thënë se fluturimet e saja do ta evitojnë hapësirën ajrore të Irakut dhe Iranit deri së paku më 7 gusht, për shkak të përshkallëzimit të situatës në rajon, raporton “Al Jazeera”.
Në një komunikatë gjiganti i aviacionit ka thënë se fluturimet për në Amman të Jordanisë dhe Erbil të Irakut do të pezullohen deri në atë datë, ndërsa ato për në Tel Aviv të Izraelit, Tehran të Iranit dhe Bejrut të Libanit deri më 12 gusht.
Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka paralajmëruar se Irani e Hezbollahu mund ta sulmojnë Izraelin brenda 24 deri 48 orëve, siç shkruan mediumi amerikan “Axios” të hënën.
Irani dhe Hezbollahu kanë paralajmëruar hakmarrje prë vrasjen e liderëve të lartë të Hamasit dhe Hezbollahut javën e kaluar.
-
Lindja e Mesme në gatishmëri për hakmarrjen iraniane, Lufthansa pezullon fluturimet në Teheran
-
Trumpi kërcënon Iranin teksa zhvillohen bisedimet në Zvicër
-
Hezbollahu hedh poshtë “lirinë e lëvizjes” të Izraelit në Liban
-
Mes tensioneve në rritje, mbyllet hapësira ajrore në pjesën perëndimore të Iranit
-
Lufthansa anulon 20,000 fluturime të verës për shkak të çmimit të karburantit