Një sulm me gaz klorin u krye në një zonë rebele të rrethuar nga forcat qeveritare në rrethinat e Damaskut.
Njerëzit në Gutën Lindore, e cila prej kohësh bombardohet përditë, raportuan për erën e rëndë të gazit pas një sulmi me raketë.
Rikthimi i armëve kimike në konfliktin sirian duket se konfirmohet edhe nga burimet spitalore, të cilat thanë se disa njerëz morën ndihmën e parë për probleme me frymëmarrjen, megjithëse asnjë nuk ishte në rrezik për jetën, transmeton tch.
Mbi 400 mijë njerëz janë të rrethuar që prej vitit 2013 në Gutën Lindore. Gjatë luftës civile siriane ka pasur shpesh raporte për përdorim armësh kimike, por qeveria e Bashar al-Assadit i ka mohuar ato.
Megjithëse OKB-ja ka vërtetuar disa herë përdorimin e armëve kimike dhe kalimin e “vijës së kuqe” nga ushtria siriane, nuk është marrë asnjë masë, me përjashtim të bombardimit amerikan të urdhëruar nga Donald Trump për një rast të vetëm.
OKB ka dhënë alarmin për gjenden e tmerrshme të njerëzve në Gutën Lindore dhe raportet për sulme me armë kimike thjesht tregojnë se situata e tyre është rënduar edhe më tej.
-
Gjenden dëshmi se regjimi i Assadit përdori armë të ndaluara
-
Shkon në 70 numri i të vrarëve në sulmin e dyshuar kimik në Duma të Sirisë
-
Perëndimi do t’i ndëshkojë autorët e sulmeve kimike në Siri
-
Në Gutën Lindore në Siri vazhdojnë “luftimet dhe vrasjet”
-
Regjimi i Assadit kreu më shumë se 300 sulme kimike