Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike ka bërë të ditur se ka dëshmi të mjaftueshme se në Duma të Gutës Lindore në Siri, në vitin 2018, janë përdorur armë kimike.
Misioni për Konstatimin e Fakteve ka publikuar raportin përfundimtar të hetimit në lidhje me incidentin e supozuar të përdorimit të kimikateve toksike si armë, që ndodhi në prill të vitit të kaluar në Siri, transmeton KTV. Raporti gjeti se kimikatet toksike përmbanin klor reaktiv.
Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike mbikëqyr përpjekjet globale për t’i çrrënjosur përgjithmonë armët kimike.
Regjimi i Assadit është akuzuar gjithmonë nga faktori ndërkombëtar për përdorimin e armëve kimike në luftës civile në Siri.
Artikuj të ngjashëm
-
Siria zotohet t’i shkatërrojë armët kimike të mbetura nga koha e Assadit
-
Raportohet se Franca ka lëshuar fletarrest për Assadin
-
Sirianët u kërkojnë prokurorëve gjermanë t’i hetojnë sulmet me armë kimike
-
Regjimi i Assadit kreu më shumë se 300 sulme kimike
-
Rusia dërgon ekspertë në Alepo pas raportimeve për sulm kimik