Ministri i Jashtëm i Sirisë i ka thënë se mbikëqyrësit botëror të armëve kimike dhe qeveria e re është e përkushtuar të shkatërrojë çdo rezervë të mbetur që është prodhuar gjatë ish-presidentit Bashar al-Assad.
Gjatë një takimi të Organizatës për Ndalimin e Armëve Kimike (OPCW) në Hagë, Asaad al-Shibani, u zotua “t’i japë fund kësaj trashëgimie të dhimbshme, të sjellë drejtësi për viktimat dhe të sigurojë se pajtueshmëria me të drejtën ndërkombëtare është e fortë”.
Por, ai ka shtuar se Sirisë do t’i duhet “mbështetje nga komuniteti ndërkombëtar”, raportoi BBC.
Qeveria e Assadit ka mohuar se ka përdorur ndonjëherë armë kimike gjatë luftës civile 14-vjeçare, por aktivistët e kanë akuzuar për kryerjen e dhjetëra sulmeve kimike.
Në vitin 2013, raketa që përmbanin agjentin nervor “sarin” u gjuajtën në periferitë e kontrolluara nga rebelët në lindje dhe perëndim të Ghoutas.
OPCW-ja ka dokumentuar disa raste të përdorimit të armëve kimike nga regjimi i Assadit gjatë luftës.
-
Presidenti sirian konfirmon vazhdimin e negociatave me Izraelin për marrëveshje të sigurisë
-
Operacioni kundër besnikëve të Assadit ka përfunduar, njofton Ministria siriane e Mbrojtjes
-
Zyra e OKB-së për të drejtat e njeriut do të dërgojë një ekip në Siri javën e ardhshme
-
I dërguari i OKB-së në Siri kërkon heqjen e sanksioneve pas rënies së Assadit
-
Lideri i rebelëve sirianë zotohet t’i mbyllë burgjet famëkeqe të Assadit