Regjimi sirian i Bashar al-Assadit, ka qenë prapa qindra rasteve të përdorimit të armëve kimike në Siri, gjatë tetë vjetëve të fundit.
Në një raport të Institutit Global të Politikës Publike me qendër në Berlin, që nga fillimi i luftës civile, rreth 336 sulme kimike u regjistruan në Siri, ndërsa rreth 98 përqind e sulmeve u kryen nga forcat e regjimit, transmeton KTV.
Ndërkohë, grupi terrorist ISIS kreu gjashtë sulme kimike në këtë vend të shkatërruar nga lufta civile. 90 përqind e sulmeve ndodhën pas sulmit kimik të muajit gusht të 2013-s, që vrau qindra persona në rrethinën e kryeqytetit sirian Damask.
Përndryshe, Siria mbetet e përfshirë nga lufta e ashpër civile që nga fillimi i vitit 2011, kur regjimi i Assadit u ballafaqua me protesta pro-demokratike, që rezultuan me trazira. Që atëherë, qindra mijëra njerëz janë vrarë dhe miliona janë zhvendosur nga Siria.
-
Siria zotohet t’i shkatërrojë armët kimike të mbetura nga koha e Assadit
-
Qindra civilë të vdekur në javët e fundit në Siri nga sulmet e regjimit
-
IS-i merr përgjegjësinë për sulmin mbi forcat qeveritare siriane
-
Operacioni kundër besnikëve të Assadit ka përfunduar, njofton Ministria siriane e Mbrojtjes
-
Forcat siriane të sigurisë akuzohen për vrasjen e mbi 700 civilëve