11:49 - Të paktën 70 persona kanë vdekur pas një sulmi të dyshuar kimik në qytetin sirian Duma, që gjendet në enklavën e Gutas Lindore, kanë thënë organizatat mjekësore dhe ekipet vullnetare të shpëtimit.
Ekipi vullnetar i shpëtimit “Helmetat e Bardha” kanë publikuar imazhe të viktimave. Ky grup thotë se numri i viktimave mund të rritet, transmeton BBC, shkruan REL.
Qeveria siriane i ka quajtur pretendimet për sulm kimik si “fabrikim”.
Ndërkaq, Shtetet e Bashkuara thanë janë duke monitoruar nga afër raportimet “shqetësuese” për mundësinë e përdorimit të armëve kimike nga forcat e qeverisë siriane dhe Rusia, duke shtuar se ata do të mbahen përgjegjës nëse vërtetohet se janë kryer sulme me armë kimike.
“Historiku i qeverisë siriane në përdorimin e armëve kimike ndaj popullit të vet, nuk vihet në diskutim”, tha zëdhënësja e Departamentit të Shtetit, Heather Neurte.
Edhe
Inspektorët ndërkombëtarë kanë hyrë në Duma të Sirisë
“Rusia, me mbështetjen e saj të palëkundur për regjimin, në fund të fundit mban përgjegjësi për sulmet ndaj sirianëve me armë kimike”.
“Duke mbrojtur Sirinë, Rusia ka shkelur obligimet e saj ndaj Kombeve të Bashkuara”.
Neurte ka shtuar se “Shtetet e Bashkuara i bëjnë thirrje Rusisë që t’i japë fund kësaj mbështetjeje të pamatur dhe të punojë me bashkësinë ndërkombëtare që të parandalojë sulme të tjera me armë kimike”.
Media shtetërore siriane ka mohuar raportimet se forcat qeveritare kanë kryer sulme kimike dhe ka thënë se rebelët në Duma po përhapim lajme të rreme.
Sulm me gaz helmues në Gutën Lindore, 40 civilë të vrarë
Guta Lindore, 8 prill - Të paktën 40 civilë u vranë në sulmet me armë kimike në Gutën Lindore të Sirisë.
Forcat e presidentit sirian Bashar al-Assad sulmin e kryen në rajonin Duma të Gutës Lindore, konfirmojnë ekipet e Mbrojtjes Civile në terren. Qindra njerëz janë asfiksuar nga sulmet kimike.
Regjimi sirian dhe përkrahësit e tij, me mbështetjen e Rusisë nga ajri, më 19 shkurt filluan një fushatë për marrjen e Gutës Lindore e cila është nën kontrollin e opozitës. Që atëherë janë kryer sulme të shumta në një zonë të banuar nga rreth 400 mijë civilë.
Edhe
SHBA-ja e BE-ja dënojnë sulmin në Siri
Forcat e presidentit sirian Bashar al-Assad sulmin e kryen në rajonin Duma të Gutës Lindore, konfirmojnë ekipet e Mbrojtjes Civile në terren, transmeton AA. Qindra njerëz janë asfiksuar nga sulmet kimike. Të paktën 40 civilë u vranë në sulmet me armë kimike në Gutën Lindore të Sirisë. ( Halil el-Abdullah - Anadolu Agency )
Shumë civilë u vranë ndërsa sulmet gjithnjë e më të ashpra dhe më të shpeshta detyruan civilët të kërkojnë mbrojtje në strehimore dhe bodrume.