Dushan Kërsmanoviq, ish-pjesëtar i klanit “Zemun”, që qe dënuar për vrasjen e ish-kryeministrit të Serbisë, Zoran Gjingjiq, është liruar nga burg. Kërsmanoviq është liruar pak para 20-vjetorit të vrasjes së Gjingjiqit, raporton “N1”.
Ai është liruar pasi ka mbushur 20 vjet në burg. Kërsmanoviq ishte dënuar me 30 vjet burgim në shkallën e parë, por dënimi i tij u reduktua në 20 vjet me vendim të Gjykatës së Apelit.
Gjingjiq ishte vrarë më 12 mars 2003.
Ai konsiderohet se ka qenë lider properëndimor serb.
Artikuj të ngjashëm
-
Kurti: Vrasësit e Gjingjiqit janë kriminelë lufte edhe në Kosovë
-
Ish-komandanti i Ushtrisë së Jugosllavisë, Momçillo Perishiq, lirohet nga burgu
-
Burgim të përjetshëm për dy terroristët e “Banjskës”, 30 vjet për të tretin
-
Nezir Mehmetaj lirohet nga burgu në Serbi
-
Ekstradohet në Mal të Zi Sërgjan Jurisheviq, dyshohet për lidhje me “Klanin Kavak”