Izraeli ka thënë se të 200 të burgosurit palestinezë janë liruar të shtunën.
“Pas përfundimit të procedurave dhe aprovimit nga autoritetet politike, të gjithë terroristët janë liruar nga burgjet Ofer dhe Ktziot”, thuhet në deklaratën e Shërbimit të Burgjeve.
Në mesin e të burgosurve ka pasur edhe të dënuar me burgim të përjetshëm, disa të dënuar për vrasje të shumëfishta, përfshirë të civilëve izraelitë, raportoi BBC.
Palestinezët që mbaheshin janë të moshave të ndryshme, me më të riun 16 vjeç.
Ndërkohë, Hamasi ka liruar katër pengjet izraelite të shtunën më herët. Ato ishin mbajtur 477 ditë nga Hamasi, që nga sulmi i tij më 7 tetor 2023 në Izrael.
Artikuj të ngjashëm
-
Lirohen katër pengjet izraelite
-
Pasiguri për situatën në Gazë – familjet izraelite presin trupat e pengjeve
-
Izraeli liron të burgosurit palestinezë
-
Lirohen të gjitha pengjet e gjalla izraelite që mbaheshin nga Hamasi
-
Hamasi pajtohet për lirimin e 10 pengjeve si pjesë e bisedimeve për armëpushim në Gazë