Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Liderja opozitare bjelloruse falënderon botën për përkrahjen

Liderja në ekzil e opozitës bjelloruse, Svitllana Tsikanouskaja, ka lavdëruar protestuesit në Lituani që po solidarizohen me vendin e saj.

Ajo ka folur gjatë një marshimi me rastin e njëvjetorit të arrestimit të burrit të saj në Bjellorusi disa ditë pasi ai kishte shpallur kandidaturën për president kundër liderit autoritar, Aleksandër Lukashenko.

Rreth 150 qytetarë lituanë e kanë përkrahur Tsikanouskajën, e cila bashkë me mijëra bjellorusë, janë arratisur në Lituani prej se Lukashenko nisi fushatën represive ndaj zërave që mendojnë ndryshe.

Qeveria e diktatorit Lukashenko është përballur së fundmi me kritika e sanksione të Perëndimit pas devijimit të një aeroplani që po fluturonte nga Greqia në Lituani për ta arrestuar një gazetar disident që ndodhej në bord.

Veprimin bjellorus, liderët e shteteve të Bashkimit Evropian e kanë dënuar si pirateri e terrorizëm shtetëror, por Lukashenko vazhdon ta ketë përkrahjen e presidentit rus, Vladimir Putin.

Artikuj të ngjashëm