Botë

Nis gjykimi i liderëve opozitarë në Bjellorusi

Ka nisur gjykimi ndaj dy liderëve opozitarë në Bjellorusi prapa dyerve të mbyllura, në një gjykatë në Minsk.

Organizuesja e protestave, Maria Kolesnikova, ishte arrestuar vitin e kaluar pasi ajo kishte shqyer pasaportën e saj, për tu rezistuar përpjekjeve të autoriteteve për ta dëbuar me forcë në Ukrainë.

Ajo dhe avokati opozitar, Maxim Znak, janë të akuzuar për nxitje për të minuar sigurinë kombëtare.

Ndërkohë, nëse shpallen fajtorë, ata mund të përballen me dënim deri në 12 vjet burg.

Bjellorusia ishte kapluar nga protestat masive vitin e kaluar, të nxitura nga zgjedhjet që besohet gjerësisht se janë manipuluar në favor të Aleksandër Lukashenkos.

Protestat nëpër rrugë vazhduan për javë të tëra, pas votimit të diskutueshëm të 9 gushtit, të cilin BE-ja dhe SHBA-ja e refuzuan si as të lirë e as të drejtë.

Protestat shpesh janë thyer brutalisht nga policia derisa mijëra njerëz janë burgosur.

Lukashenko, i cili është në pushtet që nga viti 1994, më vonë goditi masivisht kundërshtarët e tij.