Botë

Lideri i një kulti në Kenia akuzohet për vrasje të 191 personave

Një lider kulti në Kenia është akuzuar për vrasje pasi më shumë se 400 trupa u gjetën të varrosur nëpër një pyll në lindje të vendit.

Të mbijetuarit dhe familjet e viktimave kanë thënë se Paul Mackenzie i ka detyruar ndjekësit të agjërojnë në mënyrë “që ta shohin Jezusin”.

Ai dhe 29 të tjerë u deklaruar të pafajshëm në gjykatë, raportoi BBC.

Mackenzie tashmë ishte i akuzuar për kryerje të akteve të terrorit, mizorisë ndaj fëmijëve dhe torturës, të cilat ai i mohoi.

Policia dhe prokurorët kanë pretenduar se përveç urisë, disa viktima mund të jenë mbytur ose rrahur për vdekje duke përdorur objekte të ndryshme.

30 të akuzuarit kanë aktakuzë për vrasje të 191 personave.