Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Liderët perëndimorë i kërkojnë Izraelit të përmbahet nga sulmet

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britania e Madhe i kanë kërkuar Izraelit të përmbahet nga sulmet në e ashpra ndaj spitaleve në Gaza, ka raportuar BBC-ja të martën.

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, ka thënë se shpresonte për veprime më të matura rreth spitalit Al-Shifa në Rripin Spital, derisa ka kërkuar për një pauzë humanitare, me qëllim të lirimit të pengjeve.

Qeveria izraelite pretendon se Hamasi ka krijuar krizën në Al-Shifa për arsye propagande, derisa ky pretendim nuk është konfirmuar nga BBC-ja.

Kryeministri britanik, Rishi Sunak, ka folur të hënën për vuajtjet e tmerrshme të palestinezëve në Gaza, duke thënë se shumë civië po vriten. Ai ka bërë thirrje që luftimet të ndërpriten.

Pos presidentit francez, Emmanuel Macron, asnjë lider tjetër s’ka kërkuar për armëpushim të plotë.

Edhe Përpjekje për ruajtjen e spitalit kryesor të Gazës Botë Përpjekje për ruajtjen e spitalit kryesor të Gazës

Shumica e vendeve perëndimore i kanë ofruar mbështetje Izraelit kur Hamasi e sulmoi më 7 tetor.

Pas kësaj, Izraeli sulmonte qendra civile, me pretendimin se aty qëndronin grupe të Hamasit.