Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Banorët thonë se Gaza po vazhdon të bombardohet pavarësisht urdhrit të Trumpit

gaza

Foto: Associated Press

Banorët në Rripin e Gazës thonë se bombardimet kanë vazhduar gjatë natës dhe mëngjesit të së shtunës, pavarësisht se Izraeli e Hamasi kanë shprehur gatishmërinë për fazën e parë të planit të paqes së presidentit amerikan.

“Pavarësisht thirrjes së Trumpit që Izraeli të ndalojë menjëherë bombardimet, vazhdojnë ende”, ka thënë drejtori i spitalit Al-Shifa, Mohammad Abu Salmiya.

Al-Shifa është spitali më i madh në Gazë.

Banorët në lagjen al-Sabra po ashtu kanë thënë se bombardimet po vazhdojnë, raportoi CNN.

Nga kampi Al-Zawaida refugjatët kanë thënë se sulmet janë ndalur, por se dëgjojnë zhurmat e bombardimeve përreth.

Asem Al-Nabih, zëdhënës në bashkinë e Gazës, ka thënë se sulmet në mëngjes janë më të pakta.

Edhe Trumpi thotë se armëpushimi në Gazë nuk është në rrezik Botë Trumpi thotë se armëpushimi në Gazë nuk është në rrezik

Në një postim në X ai i është drejtuar Donald Trumpit: “Dua që ta dish se edhe pse e ke urdhëruar ndalimin e bombardimeve orë më parë, bombardimet nuk janë ndalur”.

Një zëdhënës i ushtrisë izraelite ka thënë se veriu i Gazës konsiderohet ende “zonë e rrezikshme lufte”.

Lexo përditësimet tjera
gaza

Trumpi i jep urdhër Izraelit që ta ndalojë menjëherë bombardimin e Gazës

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka urdhëruar Izraelit që të ndalojë bombardimin e Rripit të Gazës pasi...