Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Lehtësim dhe shpresë në Sicili të Italisë pas arrestimit të shefit të mafies

Bosi i mafies, Matteo Messina Denaro, i dënuar për disa vrasje, përfshirë organizimin e atentateve për dy prokurorë kundër mafies në vitin 1992, është arrestuar pas më shumë se 30 vjetësh në arrati.

Banorët e Palermos, aktivistë kundër mafies dhe të afërm të viktimave kanë vendosur të shënojnë arrestimin historik duke vizituar memorialin e prokurorit të vrarë, i cili po shkatërronte “Cosa Nostran” me hetuesit e tij.

Paolo Borsellino ishte vrarë nga bomba në automjetin e tij më 19 korrik të vitit 1992, dy muaj pas vrasjes së kolegut të tij, Giovanni Falcone. Mirëpo qytetarët e Palermos kanë thënë se nuk ka shumë për të festuar pas kapjes së Messina Denaros dhe se arrestimi i tij ka marrë shumë kohë.

Të gjithë e kanë vlerësuar si sukses dhe shenjë shprese kapjen e tij, mirëpo jo edhe ata që përjetuan tmerrin nga mafia, të cilët thonë se arrestimi është i vonuar. Numri një i mafies në Itali u arrestua teksa po trajtohej në një klinikë private në Sicili. Ai ishte në arrati që prej vitit 1992.

Tani është 60-vjeçar dhe se gjendja e tij shëndetësore ka ndihmuar hetuesit që ta gjejnë atë.