Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Lavrov i cilëson shkelje të së drejtës ndërkombëtare goditjet e SHBA-së në Siri

Shefi i diplomacisë ruse, Sergej Lavrov tha të mërkurën në takim me sekretarin amerikan të Shtetit, Rexh Tillerson në Moskë, se goditja e javës së kaluar të SHBA-ve në bazën ajrore të Sirisë paraqet shkelje të së drejtës ndërkombëtare dhe është e rëndësishme që të mos lejohet që goditje të tilla të përsëriten, transmeton Reuters.

“Është e rëndësishme të njohim si është qëndrimi juaj, qëndrimi i SHBA-ve dhe si janë synimet e administratës amerikane”, tha Lavrov në fillim të takimit me Tillerson, i cili po qëndron për vizitë zyrtare në Moskë, në kohën e tensioneve për shkak të Sirisë, transmeton AFP.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo