Sekretari amerikan i shtetit, Rex Tillerson, tha se ishte i “zhgënjyer por jo i befasuar” nga reagimi i ashpër i Rusisë ndaj sulmeve ajrore amerikane në Siri.
Moska i ka kritikuar ashpër sulmet e djeshme raketore në një bazë ajrore në Siri duke i vlerësuar si “akt të agresionit” dhe shkelje të së drejtës ndërkombëtare.
Rusia, po ashtu, tha se do t’i pezullojë linjat e komunikimit me ushtrinë e Shteteve të Bashkuara në Siri dhe do ta ndihmojë regjimin sirian për shtimin e mbrojtjes ajrore kundër sulmeve të ardhshme.
“Jam i zhgënjyer me këtë përgjigje të rusëve, sepse tregon për mbështetjen e tyre të vazhdueshme, për regjimin i cili kryen këso lloje të sulmeve të tmerrshme kundër popullit të vet”, tha Tillerson, i cili javën e ardhshme udhëton në Moskë në, vizitën e tij të parë zyrtare në Rusi, përcjell rel.
Presidenti amerikan, Donald Trump, tha se sulmi kishte për qëllim ta ndëshkojë Sirinë për përdorim të armatimit kimik kundër civilëve gjatë një aksioni vdekjeprurës këtë javë.
Pentagoni tha se baza ajrore, Shajrat, që pjesërisht është shkatërruar nga sulmi amerikan, ishte shfrytëzuar nga forca ajrore e Sirisë për lansim të sulmit me gaz nervor në qytetin, Kan Sheikoun, më 4 prill, duke i vrarë së paku 86 vetë.
-
Tillerson: Rusia duhet të fajësohet për sulmet kimike në Siri
-
Lavrov thotë se Rusia ka shumë pikëpyetje rreth politikave të SHBA
-
Lavrov i cilëson shkelje të së drejtës ndërkombëtare goditjet e SHBA-së në Siri
-
Tillerson i kërkon Rusisë t’i japë fund mbështetjes për Assadin
-
Në Moskë s’do të ketë takim mes Tillersonit dhe Putinit