Kremlini njoftoi të hënën se sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson nuk do të takohet me presidentin rus Vladimir Putin gjatë vizitës së tij në Moskë të mërkurën, ndërsa si arsye për këtë mund të jenë tensionet e ngritura pas sulmit raketor amerikan në bazën ajrore siriane javën e kaluar.
Putin madje ka dekoruar Tillerson me medaljen e miqësisë të Federatës Ruse në vitin 2013 dhe pritej që zyrtari i lartë amerikan të takohej me presidentin rus, që do të ishte takimi i tij i parë qëkur ka marrë detyrën e sekretarit të Shtetit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPor, zëdhënësi i Putin, Dmitrij Peskov u tha mediave të hënën se nuk është planifikuar takimi i tyre, përcjell ksp.
Ai nuk deshi të tregojë pse Putin nuk planifikon takimin me Tillerson, i cili do të takohet me homologun e tij rus, Sergej Lavrov.
Peskov tha se sulmet amerikane në Siri tregojnë mungesën e vullnetit të Washingtonit për të bashkëpunuar sa i përket Sirisë.
Duke reaguar ndaj raportimeve të mediave se Tillerson do të shfrytëzojë vizitën për t’i bërë presion Moskës që të mos e përkrahë Bashar al Assadin, Peskov tha se ky nuk është fillim i mirë.