Ministri i Punëve të Jashtme i Rusisë, Sergei Lavrov, ka komentuar të premten sugjerimin e bërë nga presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, për mbajtjen e bisedimeve të paqes Rusi-Ukrainë në Vatikan.
Ai ka argumentuar se kjo s’është aspak “zgjidhje elegante”, që dy vende ortodokse të zhvillojnë bisedime në një vend katolik, ka raportuar The Guardian.
“Do të ishte joelegante për vendet ortodokse që të diskutojnë çështjet e lidhura me eliminimin e shkaktarëve rrënjësorë të konfliktit në tokë katolike”, ka thënë Lavrov.
Ndër të tjera, ai ka akuzuar po ashtu Kievin zyrtar se ka shkatërruar Kishën Ortodokse të Ukrainës, teksa ka shtuar se “për vetë Vatikanin nuk do të ishte shumë komode që, në këto rrethana, të presë delegacione nga vendet ortodokse”.
-
Lavrov: Diskutimet e sigurisë për Ukrainën pa Rusinë s’çojnë kurrkund
-
Kryediplomati rus lavdëron Trumpin, kritikon evropianët për qasjen ndaj Ukrainës
-
Rusia akuzon Evropën për zgjatjen e luftës në Ukrainë: Po bëhet kërcënim për paqen
-
Trumpi ngjall optimizëm mes liderëve të G7-s për fundin e luftës në Ukrainë
-
Kryediplomati rus thotë se procesi i paqes për Ukrainën ka ngecur