Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, ka deklaruar se Rusia nuk e konsideron një opsion dislokimin e trupave paqeruajtëse evropiane në Ukrainë.
Gjatë një konference për media në Katar të mërkurën, Lavrov, ka thënë se këto bisedime kanë për qëllim “të nxisin më tej konfliktin”, raporton Reuters.
Lavrov gjithashtu i ka përshkruar diskutimet si "bisedë boshe" dhe një "mashtrim", që synon "pompimin e Ukrainës me armë".
Presidenti amerikan Donald Trump ka thënë të martën se do të kishte nevojë për "një formë paqeruajtjeje" në Ukrainë pas një marrëveshjeje paqeje, pasi kishte deklaruar të hënën se Rusia ishte e hapur për të pranuar paqeruajtës evropianë në Ukrainë.
-
Rusia akuzon Evropën për zgjatjen e luftës në Ukrainë: Po bëhet kërcënim për paqen
-
Lavrovi paralajmëron se trupat evropiane në Ukrainë do të ishin “shënjestër legjitime”
-
Kremlini thotë se mund ta diskutojë çështjen e vendosjes së trupave evropiane në Ukrainë
-
Rusia s’do të pranojë paqeruajtës të lidhur me NATO-n në Ukrainë, thotë Kremlini
-
Lavrov: Diskutimet e sigurisë për Ukrainën pa Rusinë s’çojnë kurrkund