Kryediplomati rus, Sergei Lavrov, ka deklaruar të mërkurën se Rusia i mbështet garancitë e ofruara të sigurisë për Ukrainën, porse shpreson që Shtetet e Bashkuara të Amerikës ta kuptojnë se diskutimi i këtyre çështjeve pa Moskën zyrtare “është rrugë që s’dërgon kurrkund”.
Ai ka shtuar se SHBA-ja i ka kuptuar qartë “shkaqet rrënjësore” të krizës në Ukrainë, ka shkruar The Guardian.
Lavrov i ka kritikuar po ashtu, siç i ka cilësuar ai, përpjekjet e ngathëta të Evropës për ta ndryshuar pozicionin e presidentit amerikan, Donald Trump në lidhje me Ukrainën, tek ka paralajmëruar se blloku evropian po përpiqet vetëm që ta “përshkallëzojë në mënyrë agresive situatën në Ukrainë”.
Sipas tij, evropianët s’kanë sugjeruar asnjë “ide konstruktive” gjatë takimit të tyre me Trumpin të hënën në Shtëpinë e Bardhë.
-
Rusia akuzon Evropën për zgjatjen e luftës në Ukrainë: Po bëhet kërcënim për paqen
-
Kryediplomati rus thotë se procesi i paqes për Ukrainën ka ngecur
-
Lavrov: Anëtarët e KS të OKB-së duhet të jenë garantues sigurie për Ukrainën
-
Kryediplomati rus lavdëron Trumpin, kritikon evropianët për qasjen ndaj Ukrainës
-
Kremlini hedh poshtë kërkesat e evropianëve për fundin e luftës në Ukrainë