Anija e mallrave që goditi urën "Francis Scott Key" në Baltimore të SHBA-së është larguar nga porti i qytetit pothuajse tre muaj pas përplasjes.
Anija “Dali” u ndihmua nga katër rimorkiatorë të hënën në mëngjes ndërsa udhëtonte për në Norfolk në Virxhinia. Udhëtimi pritet të zgjasë 16-20 orë, raporton BBC.
Gjashtë punëtorë riparimi vdiqën kur anija u përplas në urë, më 26 mars. Kanali i transportit të Portit të Baltimores nuk u rihap plotësisht deri në qershor, pas heqjes së 50,000 tonëve të rrënojave, dhe zhvendosjes së Dalit në port.
Ekuipazhi prej 21 vetash, të cilët janë kryesisht indianë, kishin mbetur të ngecur në anije.
Bordi Kombëtar i Sigurisë së Transportit ka thënë muajin e kaluar se Dali humbi energjinë disa herë para se të godiste urën.
Edhe
Shembja e urës, në Baltimore pritet të hapet një rrugë alternative për transport
Roja Bregdetare e SHBA-së dhe FBI-ja po hetojnë aksidentin.
Zyrtarët presin që ura do të rindërtohet deri në vitin 2028 me një kosto prej rreth 1.9 miliardë dollarësh.
-
Pronari i anijes që shkaktoi shembjen e urës së Baltimores do të paguajë 102 mln dollarë dëmshpërblim
-
Anijet e para kalojnë nëpër rrënojat e urës së shembur në Baltimore
-
Qyteti i Baltimores ngre padi për shembjen e urës, thotë se anija ishte “e papërshtatshme për det”
-
Anija kishte pasur probleme të mëdha elektrike dy ditë para përplasjes, thonë punonjësit e portit