Anija e mallrave Dali u ankorua në Baltimore disa ditë përpara përplasjes dhe po përballej me një "problem të rëndë elektrik", ka thënë një punonjës porti për degën e CNN-it në Mbretërinë e Bashkuar, ITN.
Julie Mitchell, bashkë-administratore e Container Royalty, një kompani që mban të dhënat e tonazhit të anijeve me kontejnerë që vijnë në Baltimore, ka thënë se anija ishte në port për dy ditë.
"Dhe ato dy ditë, ata kishin ndërprerje serioze të energjisë ... ata kishin një problem të rëndë elektrik. Ishte një ndërprerje totale e energjisë, humbje e fuqisë së motorit, gjithçka”, ka thënë Mitchell.
Guvernatori i Marylandit, Wes Moore ka konfirmuar të martën se ekuipazhi i anijes njoftoi zyrtarët se kishte humbur energjinë përpara rrëzimit.
Mitchell ka thënë se këto lloje të problemeve të energjisë "nuk janë aspak të zakonshme", duke e quajtur incidentin e së martës "shumë të rrallë".
"Ata nuk duhet ta linin anijen të largohej nga porti derisa ta vendosnin nën kontroll” ka thënë ajo, duke shtuar se nuk e dinte nëse problemi ishte rregulluar përpara se anija të lundronte.
Edhe
Largohet pas tre muajsh nga porti anija që u përplas në urën e Baltimores
Gjashtë persona vazhdojnë të mbesin të zhdukur edhe më shumë se 24 orë pasi ura në Baltimore u shemb, si pasojë e goditjes nga anija, e cila ishte nisur nga porti i Baltimores për në Sri-Lankë.
Autoritetet amerikane po vazhdojnë t’i kërkojnë punëtorët të cilët po kryenin punime në urë në momentin e shembjes. Punëtorët raportohet se ishin emigrantë nga Meksika, El Salvadori dhe Guatemala.
-
Qyteti i Baltimores ngre padi për shembjen e urës, thotë se anija ishte “e papërshtatshme për det”
-
Shembja e urës, në Baltimore pritet të hapet një rrugë alternative për transport
-
Ndërpriten përpjekjet për të gjetur punëtorët e tjerë nga shembja e urës
-
Hetuesit humbin shpresat për më shumë të mbijetuar nga shembja e urës në Baltimore