Gjykata Kushtetuese e Rumanisë ka njoftuar të enjten se ka refuzuar në mënyrë anonime një kërkesë për të anuluar zgjedhjet presidenciale të 18 majit, që u fituan nga kryebashkiaku i Bukureshtit, Nicusor Dan.
Kandidati i mundur i djathtë i Rumanisë, George Simion, i cili doli i pari në rundin e parë të votimit më 4 maj, kishte paraqitur kërkesën në gjykatë duke pretenduar ndërhyrje nga Franca dhe Moldavia, raporton Reurers.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAutoritetet zgjedhore dhe vëzhguesit e pavarur kanë thënë se zgjedhjet ishin të mirëorganizuara.
Gjykata Kushtetuese, e cila ka thënë se sfida e Simion ishte e pabazuar, do të vërtetojë zyrtarisht rezultatin e zgjedhjeve të enjten, me Danin të pranishëm.
Gjykata kishte anuluar zgjedhjet fillestare presidenciale të Rumanisë gjashtë muaj më parë me dyshimin për ndërhyrje ruse, e mohuar nga Moska, në favor të kandidatit të ekstremit të djathtë Calin Georgescu. Atij iu ndalua të merrte pjesë në rivotim.
Kriza institucionale që pasoi, duke përfshirë rënien e qeverisë së udhëhequr nga socialdemokratët, ngeci përpjekjet për të reduktuar deficitin buxhetor të Rumanisë, më i madhi në Bashkimin Evropian.