Me ceremoni të larta shtetërore është varrosur të premten (10 mars) komandanti i shquar ukrainas, Dmytro Kotsiubailo.
Mediumi “Nexta” shkruan se ai u vra pranë Bakhmutit në territorin ukrainas, pranë llogoreve luftarake, derisa autoritetet ukrainase thanë ishte vetëm 27-vjeçar.
Me ceremoni të larta shtetërore është varrosur të premten (10 mars) komandanti i shquar ukrainas, Kotsiubailo, i njohur me nofkën “Da Vinci”, ishte strateg lufte dhe shumë i informuar për forcën ruse në këtë luftë të nisur më 24 shkurt 2022.
Në varrimin e tij ishte edhe presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, që punën e Kotsiubailos, e quajti heroizëm, ndërsa tha se ai ishte simbol rezistence. 27-vjeçari u shpall "Hero Kombëtar".
Mijëra qytetarë prezantuan në varrim.