Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

KS i OKB-së nuk e miraton Rezolutën ruse për Sirinë

Këshilli i Sigurimit të OKB-së ka dështuar të miratojë një rezolutë të hartuar nga Rusia të shtunën që do të dënonte “agresionin kundër Republikës Arabe të Sirisë nga SHBA-ja dhe aleatët e saj në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar dhe Kartën e OKB-së”, raporton Reuters.

Vetëm Rusia, Kina dhe Bolivia votuan pro këtij drafti. Tetë vende votuan kundër draftit ndërsa pesë abstenuan, transmeton Koha.net.

Rezoluta, për t’u miratuar, duhet t’i ketë nëntë vota pro dhe asnjë veto nga Rusia, Kina, Franca, Britania apo SHBA-ja.