Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Kryeparlamentari i Gjeorgjisë i jep miratimin përfundimtar “ligjit rus”

Shalva Papuashvili

Shalva Papuashvili

Kryetari i Parlamentit të Gjeorgjisë, Shalva Papuashvili, i ka dhënë miratimin përfundimtar të hënën një projektligjit përçarës të "agjentëve të huaj" që ka shkaktuar javë protestash nga kritikët të cilët thonë se do të kufizojë lirinë e medias dhe do të rrezikojë shanset e Gjeorgjisë për t'u bashkuar me Bashkimin Evropian.

Papuashvili njoftoi se nënshkroi projektligjin pasi legjislatura, e kontrolluar nga partia qeverisëse “Ëndrra Gjeorgjiane”, hodhi poshtë veton e presidentes, Salome Zourabichvili, raporton AP.

Projektligji, i cili u miratua nga Parlamenti muajin e kaluar, kërkon që mediat, organizatat joqeveritare dhe grupet e tjera jofitimprurëse të regjistrohen si "në ndjekje të interesave të një fuqie të huaj" nëse marrin më shumë se 20% të financimit të tyre nga jashtë.

Zourabichvili, e cila është gjithnjë e më shumë në mosmarrëveshje me partinë qeverisëse, vuri veton ndaj saj, duke akuzuar partinë qeverisëse se po rrezikojnë të ardhmen e vendit.

Qeveria argumenton se ligji është i nevojshëm për të frenuar ata që konsideron se janë aktorë të huaj të dëmshëm që përpiqen të destabilizojnë kombin e Kaukazit të Jugut prej 3.7 milionë banorësh, por shumë gazetarë dhe aktivistë gjeorgjianë thonë se qëllimi i vërtetë i projektligjit është t'i stigmatizojë ata dhe të kufizojë debatin përpara zgjedhjet parlamentare të planifikuara për në tetor.

Pas nënshkrimit të projektligjit, Papuashvili ripohoi se qëllimi i tij kryesor është "të rrisë rezistencën e sistemeve politike, ekonomike dhe sociale të Gjeorgjisë ndaj ndërhyrjeve të jashtme".

Edhe Gjeorgjia miraton ligjin që po cilësohet si “ligj rus” Botë Gjeorgjia miraton ligjin që po cilësohet si “ligj rus”

“Nëse organizatat joqeveritare dhe masmedia duan të marrin pjesë në procesin e vendimmarrjes dhe të ndikojnë në jetën e popullit gjeorgjian me financim nga qeveritë e huaja, ato duhet të përmbushin standardin minimal të transparencës, publiku duhet të dijë se kush qëndron pas secilit aktor”, ka deklaruar ai.

Kundërshtarët e kanë denoncuar legjislacionin si "ligji rus" sepse i ngjan masave të ndërmarra nga Kremlini për të goditur mediat e pavarura të lajmeve, organizatat jofitimprurëse dhe aktivistët.

Kritikët thonë se masa mund të jetë nxitur nga Moska për të penguar shanset e Gjeorgjisë për t'u integruar më tej me Perëndimin.