Kryeministri irlandez, Leo Varadkar, ka thënë se do të jap dorëheqje nga posti i tij në krye të qeverisë, përpara zgjedhjeve të ardhshme të përgjithshme në Republikën e Irlandës.
Ai gjithashtu ka dhënë dorëheqje nga posti i kreut të partisë, raportoi BBC.
Varadkar u bë kryeministri më i ri i Irlandës në vitin 2017 kur u bë udhëheqës i partisë Fine Gael.
Duke njoftuar të mërkurën dorëheqjen, Varadkar e përshkroi periudhën e tij të udhëheqjes së vendit të tij si "kohën më të kënaqshme të jetës sime".
Në një konferencë shtypi, i rrethuar nga disa prej aleatëve të tij politikë, Varadkar tha se arsyet e tij për dorëheqjen janë personale dhe politike.
Artikuj të ngjashëm
-
Simon Harris kryeministër i ri i Irlandës
-
Kryeministri irlandez: Masat e BE-së ndaj Kosovës duhet të hiqen
-
Starmer thotë se po largohet me dinjitet, në fjalimin e fundit si kryeministër
-
Burnham e konfirmon se do të kërkojë të zëvendësojë Starmerin
-
Si do të zgjidhet pasardhësi i Starmerit pas dorëheqjes së tij