Kantautori rus Vadim Stroykin, i njohur për kritikat publike ndaj luftës në Ukrainë, vdiq pasi u hodh nga dritarja gjatë një bastisjeje në banesën e tij, njoftoi organizata për të drejtat e njeriut OVD-Info. Stroykin ka vdekur në vend, raporton portali i pavarur rus Meduza.
Policia ka vizituar shtëpinë e Stroykinit si pjesë e një hetimi për financimin e supozuar të ushtrisë ukrainase.
Stroykin kërkoi që të çohej në një dhomë tjetër gjatë marrjes në pyetje, ku më pas hapi dritaren dhe u hodh.
“Gjatë hetimeve, burri gjeti një justifikim për të shkuar në një dhomë tjetër, ku hapi me shpejtësi dritaren dhe bëri një veprim të pakthyeshëm”, ka thënë i njëjti burim, duke lënë të kuptohet se ishte vetëvrasje.
Autoritetet ruse kanë hapur hetim zyrtar për rrethanat e vdekjes së Stroykinit.
Stroykini më parë dënoi publikisht pushtimin e Ukrainës dhe në vitin 2022 publikoi mesazh në rrjetin social VKontakte në të cilin kundërshtoi hapur luftën e nisur nga Kremlini.
-
Një i vrarë e dy të plagosur nga sulmi me dron rus në një ndërtesë banimi në Kiev
-
Qindra dronë godasin Moskën në ditën e fundit të votimit në zgjedhjet parlamentare të Rusisë
-
I mbijetoi për vite represionit politik në Rusi, deri kur në derë i trokitën burrat e maskuar
-
Putini zotohet për hakmarrje pasi akuzoi Ukrainën për sulm në konviktin e studentëve
-
Kremlini mohon akuzat se ka helmuar Navalnyn me toksinë bretkose