Autoritetet ruse kanë marrë veprime të paprecedent duke e gjykuar kritikun më të ashpër të tyre Alexei Navalnyn në një stacion policor. Avokatët e politikanit opozitar rus morën dokumentet një minut para fillimit të seancës, raporton “The Independent”.
Navalny është arrestuar mbrëmë në aeroportin Sheremetyevo në Moskë, pasi u kthye në vendlindje për herë të praë që kur i mbijetoi në gusht të vitit të kaluar një sulmi me agjent nervor. Ai u arerstua me të arritur në aeroport, ndërsa avokatëve të tij nuk iu lejua t’i afroheshin. Avokatëve të tij i është lejuar qasja vetëm pak para fillimit të seancës gjyqësore të improvizuar.
Në një video të publikuar nga përfaqësuesi për media i Navalnyt, kritiku i Vladimir Putinit ka thënë se nuk ia ka idenë pse seanca gjyqësore po mbahet në stacion policor.
“Ne kemi parë tallje me drejtësinë në mënyra të ndryshme, por kjo është shkalla më e lartë e paligjshmërisë”, ka thënë Navalny.
SHBA-ja dhe BE-ja i kanë bërë thirrje autoriteteve ruse që ta lirojnë Navalnyn. Navalny po gjykohet për përvetësim dhe po ashtu mashtrim.
-
Arrestohet Navalny në aeroportin e Rusisë
-
Navalny dërgohet në një burg të ri, nuk dihet vendndodhja e tij
-
Gjyqi i ri ndaj Navalnyt do të nisë brenda burgut, rrezikon të burgoset për dekada
-
Navalny zotohet se do të vazhdojë ta kundërshtojë Moskën: Nuk do të dorëzohem
-
Alexei Navalny dërgohet në izolim