Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Gjyqi i ri ndaj Navalnyt do të nisë brenda burgut, rrezikon të burgoset për dekada

Kritiku i Kremlinit, Alexei Navalny është duke u përballur me akuza të reja për ekstremizëm të cilat mund ta mbajnë të burgosur për dekada, shkruan BBC.

Ai aktualisht është duke vuajtur një dënim prej 9 vjetësh burgim për shkelje të lirimit me kusht, mashtrim dhe përbuzje të gjykatës.

Ai dhe mbështetësit e tij insistojnë që arrestimi dhe dënim i tij në vitin 2021 ishte i motivuar politikisht.

Gjykimi i ri do të fillojë të hënën në gjykatën penale ku ai është duke u mbajtur, 250 kilometra në lindje të Moskës.

Navalny është duke u ballafaquar me një numër të madh të akuzave duke përfshirë krijimin e një grupi ekstremist dhe për financimin e aktiviteteve ekstremiste.

Gjyqi aktual ka nisur më 6 qershor, po deri më tani janë zhvilluar vetëm çështje procedurale prapa dyerve të mbyllura.

Edhe Opozitari rus, Alexei Navalny, dënohet edhe me 19 vjet burgim Botë Opozitari rus, Alexei Navalny, dënohet edhe me 19 vjet burgim

Nga e hëna pritet që gjyqi të jetë publik, megjithatë në të nuk do të lejohen të marrin pjesë gazetarët, thanë avokatët e tij.

Navalny u helmua me agjentin nervor, Noviçok, gjatë një udhëtimi për në Siberi verën e vitit 2020. Ai ka akuzuar presidentin rus, Vladimir Putin, dhe shërbimet e inteligjencës së Rusisë se qëndrojnë prapa helmimit. Pas trajtimit mjekësor në Gjermani, ai u kthye në Rusi. Me të arritur në Rusi ai u arrestua.

Organizatat ndërkombëtare të të drejtave të njeriut thonë se Navalny është i burgosur politik.