Kremlini zyrtar njoftoi të premten se vendet evropiane po përfshihen gjithnjë e më shumë në luftën në Ukrainë, duke iu referuar një paralajmërimi nga Ministria e Mbrojtjes e Rusisë në lidhje me vendet e prodhimit të dronëve në të gjithë kontinentin dhe në Britani.
Ministria e Mbrojtjes ruse paralajmëroi të mërkurën kundër planeve evropiane për të rritur furnizimet me dronë në Ukrainë dhe publikoi një listë të fabrikave dhe ndërmarrjeve që dyshohet se prodhojnë dronë ose pjesë përbërëse të dronëve.
Aty renditeshin objekte në Britani, Gjermani, Danimarkë, Letoni, Lituani, Holandë, Poloni, Republikën Çeke, Spanjë, Itali, Izrael dhe Turqi. Ish-presidenti rus, Dmitry Medvedev, tani nënkryetar i Këshillit të Sigurisë së Rusisë, në një postim në X tha se lista përbën caqe objektivash të mundshme për forcat e armatosura të Rusisë.
I pyetur nëse publikimi i Ministrisë së Mbrojtjes dhe komentet e Medvedevit nënkuptojnë se Rusia po shqyrton vërtet goditjen e objektivave në Evropë, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov nuk e pohoi e as mohoi.
-
Macron: BE-ja është në përballje me Rusinë
-
Zelensky: Putini po përgatitet ta sulmojë edhe një shtet tjetër evropian
-
Inteligjenca evropiane paralajmëron për veprime vendimtare të Moskës kundër NATO-s
-
Rusia zotohet t’i intensifikojë sulmet ndaj Kievit
-
Macron: Sulmet hibride ruse ndaj Evropës po intensifikohen